Dhuarata që princesha Charlotte i kërkon Kate dhe William: Është e fiksuar

Festat e fundvitit po afrojnë dhe ashtu si të gjithë fëmijët në botë, edhe vajza e princit William të Anglisë, Charlotte i ka shkruar një letër babagjyshit.
Princesha nuk i ka kërkuar ndonjë kukull, përkundrazi, bëhet fjalë për një kërkesë shumë impenjative.
Charlotte i ka kërkuar babagjyshit një kalë pony. Vajza e William dhe Kate Middleton dhe motra e George dhe Louis, ka një pasion të madh për kuajt njëlloj si stërgjyshja e saj, mbretëresha Elizabeth, madje është “e fiksuar”.
Por sipas burimeve nga familja mbretërore angleze, asaj i duhet të presë edhe një vit, pasi William mendon se është shumë e vogël.
Ndërkohë duke cituar të njëjtin burim, mësohet se trashëgimtari i kurorës, princi George ka kërkuar një raketë dhe një tavolinë ping pong ndërkohë që Louis, është ende i vogël për të kërkuar.