Dhjetë milionë abonent në kanalin e YouTube të Dua Lipës

Sukseset për këngëtaren shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, duket se nuk kanë të ndaluar!

Gjatë mbrëmjes së kaluar, bukuroshja jonë korri sukses edhe njëherë në “Brit Awards”, e cila është ngjarja kryesore muzikore në Britani të Madhe.

Bukuroshja përmes rrjeteve sociale ka bërë të ditur se tashmë ka dhjetë milionë abonues në kanalin zyrtar të saj në YouTube dhe pët këtë edhe është shpërblyer në prapaskenën e Brit Awards.