“Despacito” vë rekord të ri, kalon gjashtë miliardë shikime në YouTube

Megahiti “Despacito” i këngëtarit Luis Fonsit dhe reperit Daddy Yankee ka vënë një rekord të ri në YouTube duke kaluar shifrën prej gjashtë miliardë shikimesh.
Konfirmimin e ka bërë sot shërbimi më i popullarizuar i shpërndarjes së videove, i cili është në pronësi të Google.Videoklipi që i publikua më 12 janar të vitit 2017, tashmë mban një sërë rekordesh duke përfshirë arritjen më të shpejtë të dy miliardë, tre miliardë dhe katër miliardë shikimeve (për 272 ditë).Kënga e yjeve nga Porto Rika që këndohet në spanjisht (titulli në shqip përkthehet “Ngadalë”) ka afro dy miliardë shikime më shumë se konkurrenti më i afërt, “Shape of You”, i këngëtarit britanik, Ed Sheeran.“Shape of You” u publikua afërsisht në të njëjtën periudhë me “Despacito” (30 janar 2017), ndërsa deri më tani numëron afro 4.1 miliardë shikime në YouTube.Këngëtari jugkorean, Psy, ishte artisti i parë që e kaloi barrierën prej dy miliardë shikimesh në këtë platformë me këngën “Gangnam Style” (e cila u publikua në vitin 2012), ndërsa tani është videoja e pestë më e shikuar me afro 3.3 miliardë shikime.