Një incident i pazakontë ka ndodhur në Kuvendin e Serbisë.
Në një debat të nxehtë e sipër, deputeti, Milorad Mirçi nga Partia Radikale Serbe i ka “dhuruar” ministres së Infrastrukturës, Zorana Mihajloviç, një palë të brendshme ngjyrë rozë.
Mirçi e justifikoi veprimin e tij me argumentin që ministria preferon t’i shpenzojë paratë e shtetit për gjëra personale.
Ndërkaq në një prononcim për mediat, ministri mohoi kategorikisht akuzat dhe e quajti skenën dhunë dhe seksizëm brenda parlamentit.