Denzel Washington protagonist i tragjedisë shekspiriane “MacBeth”

Denzel Washington do të jetë protagonist i përshtatjes së re në ekran të tragjedisë shekspiriane “MacBeth”. Sipas “Variety”, xhirimet e këtij projekti do të nisin brenda fundit të vitit 2019. Në qendër të historisë është një lord (Washington) i cili bindet nga shtrigat se fati i tij është të bëhet mbreti i Skocisë. Me ndihmën e bashkëshortes së tij ambicioze, Macbeth, provon të hipë në fron.