Demi Rose nis një romancë të re me Drake

Modelja e njohur Demi Rose vazhdon të jetë ndër emrat më të diskutuar në mediat rozë. Shpesh ajo bie në sy për paraqitjet e saj “të nxehta” në rrjetet sociale, fotografi të cilat shtojnë numrin e ndjekësve të saj. Kujtojmë që bukuroshja 22 vjeçare kohë më parë ka qenë në lidhje me reperin Tyga. Ndërsa së fundmi raportohet, se ajo është parë në Londër, në shoqëri të reperit Drake.
Modelja bukuroshe ka bërë çmos që të mos bie në sy duke mbuluar me dorë fytyrën e saj, ndërsa ishte veshur mjaft provokuese me gjoksin hapur. Njëlloj edhe Drake është munduar t’u bëjë rezistencë aparatëve fotografikë, por ka qenë e kotë.