Demi Lovato ja nis nga fillimi: Sot do festoja 7 vjet esëll

Këngëtarja dhe aktorja Demi Lovato ka vuajtur këto kohë nga problemet me lëndët e dëmshme. Ajo ka qenë e shtruar në një qendër rehabilitimi dhe ka vetëm pak javë që ka dal prej saj.
Përmes një postimi në Instagram Demi ka shkruar se në ditën e sotme do të festonte 7 vjet që ishte esëll.
“Sot do kisha festuar 7 vite të të qenurit esëll. Nuk pendohem që bëra ato gabime, kisha nevojë t’i bëja, por nuk duhet të harroja se pikërisht pranimi i tyre është një gabim. Jam mirënjohëse që nuk mu mbyllën kurrë dyert megjithëse e kam nisur gjithçka nga e para shumë herë. Nuk i humba ato 6 vite. Tani i shtoj kohës time dhe numërimit diçka tjetër, nisjen nga fillimi. Nëse ke dështuar dhe ke frikë të kërkosh sërish ndihmë thjesht duhet të dish se është e mundur të shkosh përpara duke u përmirësuar. Nëse je gjallë sot, ti mund t’ja dalësh. Ja vlen”,-ka shkruar Lovato.
Gjithashtu pak kohë më parë Demi është ndarë edhe nga i dashuri i saj stilisti Henry Levy