Demi Lovato heq nga lista e ndjekësve miqtë e saj më të ngushtë

Një javë më parë Demi Lovato hoqi nga lista e ndjekësve në ‘Instagram’, mikeshën e saj, Selena Gomez. Ndërsa së fundmi ajo ka bërë të njëjtën gjë edhe me Nick Jonas. Megjithatë ajo vazhdon ende ta ndjekë Nick në ‘Twitter’, ndërsa këngëtari e ndjek në të dyja rrjetet sociale. Pasi Demi hoqi nga lista e ndjekësve Selenën, të gjithë fansat u mërzitën, por më pas kuptuan se veprimi i saj ishte i drejtë, sepse Gomez kishte bërë të njëjtin veprim në janar të këtij viti. Gjithashtu Demi nuk ndjek më as miken e saj më të mirë, Iggy Azalea, e cila e kishte zgjedhur këngëtaren si shoqëruese në dasmën e saj që nuk u bë kurrë. Disa mendojnë se ky veprim i Demit vjen pasi një fans i saj i tha se miqtë e vërtetë nuk japin intervista kur ti je e sëmurë. Selena, Nick dhe Iggy folën publikisht pasi Demi u shtrua në spital për shkak të overdozës.