Demi Lovato, ende në gjendje të rëndë shëndetësore

Këngëtarja e njohur Demi Lovato që kaloi në mbidozë para pak ditësh nuk është në gjendje që të futet në rehabilitim. Burime për TMZ tregojnë se ajo nuk është përmirësuar dhe po lufton me përzierje ekstreme e temperaturë të lartë.

Doktorët nuk kanë dhënë ende një afat se kur do të mundet të dalë nga spitali, kështu që duhet të presim. Shumë njerëz që janë pranë saj thonë se nuk e dinë kur do të jetë në gjendje që të hyjë në qendër rehabilitime për tu kuruar me varësinë ndaj drogës.

Një person tha: “Ne nuk mund ta detyrojmë që të shkojë në rehabilitim. Mbetet vendimi i saj. Lajmi i mirë është se Demi është e gatshme që të kurohet pasi bëri të njëjtën gjë në 2010 dhe ka dëshirë që të jetë sërish pranë nesh.”