Demarkacioni me Malin e Zi, Mustafa: Nuk prek asnjë cm të Kosovës

Qeveria e Kosovës siguron qytetarët se përcaktimi i kufirit me Malin e Zi nuk e ndryshon territorin e Kosovës për asnjë centimeter katror.Në këtë mënyrë u deklaruan kryeministri Isa Mustafa, zëvendësi i tij Hashim Thaçi dhe kryetari i komisionit shtetëror për përcaktimin e kufirit, Murat Meha. Meha ishte i ftuari i qeverisë për të prezantuar raportin e punës, i cili mori aprovimin e kabinetit qeveritar pa ndonjë debat të veçantë.