Del tralieri i filmit ‘Southside With You’, dashuria e çiftit Obama (video)

Është vera e vitit 1989, ai është një i ri që aspiron të bëhet avokat në një firmë ligjore në Chicago, që përdor një makinë të ndryshkur, pi cigare dhe dëgjon Janet Jackson.

Ajo është avokate e suksesshme, e cila ka për detyrë të jetë mbikqyrësja e tij.

Ata janë Barack dhe Michelle Obama, sot çifti presidentcial amerikan.

Pas prezantimit në festivalin “Sundance Festival”, sapo është publikuar tralieri i filmit ‘Southside With You’, i bazuar në takimin e parë të Barack dhe Michelle, pra fillimin e historisë së tyre të dashurisë.

I interpretuar nga aktorët Parker Sawyers (Barack) dhe Tika Sumpter (Michelle), i shkruajtur dhe i drejtuar nga Richard Tanne, filmi që ka si producent këngëtarin John Legend, do të dalë në kinema në muajin Gusht.

https://www.youtube.com/watch?v=erpUF2ToUls