Del Piero tregon aftësitë edhe në vallëzim

Alessandro Del Piero tregoi aftësitë e tij si balerin në “Vallëzim me yjet” ku ka marrë vlerësimet maksimale nga kritikët dhe publiku.Ai u shfaq në krah të Roberta Beccarini. “Një vallëzim mjaft sensual. Shumë seksual”, thanë kritikët. Mediat italiane shkruajnë se Aleks u mahnit nga Roberta dhe ashtu siç e kërkon edhe tango, duart e tij shëtitën në trupin e saj.Ndërkohë, italiani 41-vjeçari ende është duke luajtur futboll në nivele të larta te skuadra indiane e Delhi Dynamos.