Del në shtije kostumi origjinal i Spider-Man

Dhurata ideale për një fans të “Marvel” nuk ka qenë kurrë më e lehtë se sa tani për t’u gjetur. Kostumi i aktorit Tom Holland në “Spider-Man: Homecoming” do të dalë në ankand gjatë këtij muaji dhe paratë do të shkojnë për bamirësi te “Toys for Tots”. Prej 18 dhjetorit, kostumi i superheroit do të dalë në ankand me një çmim fillestar prej 20 mijë dollarësh.Tom Holland shumë shpejt do të nxjerrë në ankand edhe sende nga filma të tjerë, pasi aktori së fundmi njoftoi përfshirjen e tij në bamirësi të ndryshme.