Del në shitje Hummer-i i Tupac

Vetura e fundit e blerë nga Tupac Shakur pritet të del në shitje, dhe atë për një shumë të madhe parash, transmeton koha.net.

Hummer i vitit 1996, i cili është blerë dhe vozitur vetëm një muaj para vdekjes nga legjenda e hiphopit, do të dal në ankand, ndërsa vlerësohet se çmimi i tij do të shkoj më shumë se 100 mijë dollarë.

Vetura Hummer H1 e Tupac ka ndërruar pronarët shumë herë pas vdekjes së tij, ndërsa tani atë e posedon një koleksionues kanadez, i cili padyshim se do të marrë një shumë të madhe parash.