Dekriminalizimi, Vasili: Nisma ka nevojë për konsensus të gjerë

Në një deklaratë për mediat rreth mesditës së të mërkurës, kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili është shprehur me premisa pozitive për arritjen e konsensualitetit në lidhje me procesin e dekriminalizimit.Duke konfirmuar edhe njëherë pozicionin e palëkundur të LSI-së për këtë çështje, pra për nevojën e pasjes së një konsensusi më të gjerë sesa vetë palët politike në qeveri, Vasili ka shtuar se për çdo lloj mosdakordësie që mund të lindë gjatë shqyrtimit të dy drafteve të propozuara, të cilat në 90% të tyre janë thuajse të njëjta, do t’i drejtohen Komisionit të Venecias.