Dekriminalizimi, Meta: LSI mbështet konsesusin bipartizan

Lëvizja Socialiste për Integrim mbështet konsensusin bipartizan për çështjen e dekriminalizimit. Ilir Meta, kreu i LSI-së, tha për mediat se partia e tij nuk ka qënë për një iniciativë të njëanshme, por për gërshetimin e të dy drafteve.“Nuk ka qënë për iniciativë të njëanshme dhe jemi të kënaqur që dje më në fund kemi arritur konsesusin në Konferencën e Kryetarëve në mënyrë që komisioni bipartizan të mblidhet, t’i gërshetojë çfarë ka të përbashkët në dy draftet, t’i dërgojë Komisionit të Venecias dhe pas reagimit të pranohen pa kushte”, u shpreh Meta. Lidhur me akuzat e PD-së për lidhjet e kreut të Kuvendit me CEZ, z. Meta tha se është për një hetim ndërkombëtar të çështjes, duke ftuar dhe krerët e partive parlamentare t’i kërkojnë asistencë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.