De Biasi: Në ndeshjen me Danimarkën, lojtarët që janë në formë

Në prag të dy ndeshjeve kyçe për këtë fazë të eliminatoreve të Europianit për përfaqësuesesn shqiptare, trajneri Xhani de Biazi, ndryshe nga herët e tjera, ka publikuar listën lojtarëve të grumbulluar nëpërmjet një videokonference.Në listën e lojtarëve të grumbulluar bijnë në sy mungesa të rëndësishme në mbrojtje, si Mavraj apo Curri dhe në vendin e tyre tashmë do të jetë Ajeti dhe debutuesi me kuqezinjtë Xhemishti, të cilët kanë edhe lejen për të luajtur me përfaqësuesen shqiptare.Sa i përket ndeshjes, trajneri Xhani de Biazi i ka vënë theksin shumë lojtarëve që ende nuk kanë siguruar skuadër aktualisht dhe nuk janë në formë optimale fizike.