David Beckham flet 9 gjuhë të huaja për një kauzë të mirë

David Beckham është bërë ‘poliglot’ për fushatën ‘Malaria duhet të mbarojë’ që u drejtohët liderëve botërorë dhe opinionit publik në lidhjë me një nga sëmundjet më vdekjeprurëse në botë.
Falë një modeli tre dimensional, në videon e publikuar në mediat sociale ish-futbollisti i njohur arrin të transmetojë mesazhin në nëntë gjuhë të ndryshme: anglisht, spanjisht, ‘kinyarëanda’ (gjuhë e folur në Ruanda), arabisht, frëngjisht, hindi, gjuhën mandarine (dialekt i kinezçes), ‘kisëahili’ (gjuhë e Afrikës juglindore) dhe ‘yoruba’(gjuhë e folur në Afrikën perëndimore).
“Një zë mund të jetë i fuqishëm po të gjithë zërat tonë së bashku? Atehërë duhet të na degjojnë”- thotë Beckham, që në klip bashkë me të i shtohen edhe tetë persona të tjerë.
Midis këtyre janë edhe të mbijetuar nga malarja dhe doktorë që luftojnë përditë sëmundjen.