David Beckham është personazhi britanik më i paguar në Instagram për 2019

Për të dytin vit radhazi ish-futbollisti David Beckham është shpallur personazhi britanik më i paguar në Instagram.
44-vjeçari ka fituar rreth 286 mijë paund për një postim të vetëm të sponsorizuar në këtë rrjet social. Përgjatë gjithë vitit ai ka bërë 30 postime të tilla duke siguruar në llogarinë e tij plot 8.6 milion paund.
Këto i fitime i tejkalojnë ato të vitit të kaluar sakaq, Buzz Bingo e ka renditur yllin britanik në vendin e 17-të të njerëzve më të pasur në botë.