Dasma mbretërore, Elia zbulon dhuratën speciale

Kur kanë mbetur dhe pak ditë nga dasma madhështore e Princ Lekës me aktoren Elia Zaharia, përgatitjet e këtij eventi duket se janë drejt fundit.

Dhe natyrisht nuk ka se si të mungojë në këtë dasëm stema e familjes mbretërore shqiptare në çdo detaj.

Për këtë ka menduar një mikeshë e familjes mbretërore e cila po qëndis të gjitha pëlhurat e bardha të dasmës.

Dhuratën e ka zbuluar për miqtë e saj në Facebook, nusja e ardhshme e familjes mbretërore.

“Një dhuratë speciale nga një mikeshë me breza e Familjes Mbretërore dhe në veçanti e Mbretëreshës Geraldinë! I ndenji te koka në ditët e fundit, dhe është pranë nesh në përgatitjen e ditës sonë më të veçantë! Miqësitë që trashëgohen janë më të çmuarat, më shpirtëroret!” ka shkruar Elia Zaharia.

Dasma mbretërore do të mbahet më 8 tetor ku pritet të jenë të pranishëm shumë të ftuar VIP.