Dasma e Xhensilës dhe Besit, dalin fotot e para të nuses dhe dhëndrit

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe aktori i humorit Besart Kallaku i japin fund beqarisë më 1 shtator.Por para ditës së madhe, ashtu siç është bërë traditë e shumë çifteve në prag martese edhe ata kanë realizuar albumin fotografik.Ka qenë Xhensila ajo e cila ka publikuar dy foto, ku e veshur nuse me një fustan krem duket si princeshë.Në një tjetër ajo shihet me Besin, i cili duket pa mendje duke rregulluar kravatën.Për ta bërë unik setin e tyre të dasmës ata kanë zgjedhur vilën Carlotta, pranë liqenit të Comos në Itali.Si Besi dhe Xhensila duken shumë të bukur, ndërsa shihet se u ka rënë nur. Pak ditë më parë Xhensila shijoi festën e beqarisë në një jaht bashkë me miket e saj më të mira.