Daniel Radcliffe nga Harry Potter tek Wolverine

Daniel Radcliffe, magjistari i vogël Harry Potter, është rritur. Tani mban me raste syze rrethore, por më shumë për modë, ka mjekër dhe shikohet si zëvendësuesi i Wolverine në vend të Hugh Jackman.

“Do të më pëlqente shumë që të kishte një film rreth Wolverine që nis me Hugh Jackman duke bërë një dush të ngrohtë dhe kur del zbulohet që jam unë. Kështu që po, do të pranoja. E konfirmoj”, deklaroi Radcliffe.

“Disney” nuk ka kontaktuar asnjeri që mund të zëvendësoje Hugh Jackman, por ajo që është e sigurt është se nga anët e Hogwarts do të mbështesnin në masë versionin e rritur të Harry Potter-it të tyre.