“Dangerous Woman Diaries”, dokumentari mbi Ariana Grande

Dokumentari i shumëpritur mbi erën “Dangerous Woman” të Ariana Grande pritet të publikohet në platformën “Youtube Originals”.

Ishte vetë këngëtarja e cila zbuloi dhe datën e publikimit në “Twitter”, duke ripostuar “tweet”-in e regjisorit dhe fotografit të saj, Alfredo Flores.

Dokumentari “Dangerous Woman Diaries” flet për turneun e fundit botëror të Ariana Grande, për të promovuar albumin e tretë të këngëtares, i zhvilluar prej 3 shkurtit deri më 21 shtator 2017.