Damon Wayans largohet nga “Lethal Weapon”

Seriali “Lethal Weapon”, adaptimi televiziv i filmit me po te njëjtin titull, është në telashe pas vendimit të Damon Wayans që të largohet nga ky projekt në përfundim të xhirimeve të sezonit të tretë. Aktori njoftoi se eksperienca e tij në këtë serial do të përfundojë për shkak të moshës së tij (58 vjeç) dhe prej problemeve të shëndetit. “Po bëhem tepër i vjetër për këtë”, deklaroi Wayans duke qeshur.