Dalin detaje rreth filmit më të ri “Avatar”

Xhirimet e vazhdimit të filmit “Avatar” kanë nisur zyrtarisht dhe produksioni zbuloi emrat e aktorëve të rinj që do të jenë pjesë e kastit. Jamie Flatters, Britain Dalton dhe Trinity Bliss do të interpretojnë respektivisht Neteyam, Lo’ak dhe Tuktirey, fëmijët e Jake dhe Neytiri. Bailey Bass do të jetë Tsireya, Filip Geljo ka rolin e Aonug. Duane Evans Jr. do të jetë Rotxo, një anëtar tjetër i klanit Metkayina Na’vi. Ndërsa Jack Champion do të jetë një adoleshent njerëzor. “Nuk kemi pasur asnjëherë një element të ri dhe kjo sjell një energji tjetër në film. Përfaqësojnë brezin e ardhshëm të Pandora dhe do të interpretojnë një rol të rëndësishëm, jo vetëm në këtë film, por në të gjithë”, u shpreh producenti Jon Landau . “Buxheti për këtë film ka kaluar 1 miliard dollarë. Avatar 2 dhe 3 do të xhirohen së bashku dhe më pas do të realizojmë post-produksionin. Më pas do të jenë xhirimet e kapitullit të katërt dhe të pestë”, deklaroi regjisori James Cameron. Datat e parashikuara e debutimit ne kinema janë 18 dhjetor 2020, 17 dhjetor 2021, 20 dhjetor 2024 dhe 19 dhjetor 2025.