Dakota e Chris, kalojnë Diten e Falenderimeve pranë ish bashkëshortëve

Koha për prezantime zyrtare për Dakota Johnson e Chris Martin. Aktorja dhe lideri i “Coldplay” u panë për herë të parë bashkë në tetor 2017 dhe 29-vjeçarja e konfirmoi lidhjen e tyre gjatë një interviste.
Sipas medies, çifti e kaloi Ditën e Falënderimeve së bashku me ish-bashkëshorten e këngëtarit, Gwyneth Paltrow, me fëmijët e tyre dhe me bashkëshortin e aktores.
Martin dhe Paltrow kanë dhënë prova më parë se kanë ruajtur një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin, madje këngëtari është shoqëruar edhe me bashkëshortin e aktores edhe në raste të tjera.