Cristiano Ronaldo shpenzime luksi për Pashkë, 20 mijë euro për tre ditë

Futbollisti i Juventus, Cristiano Ronaldo ka bërë disa pushime vërtetë luksoze për Pashkët katolike.
Së bashku me të fejuarën e tij Georgina ata kanë shkuar për tre ditë në Dubrovnik të Kroacisë. Çifti udhëtoi me avion privat, qëndruan në një vilë luksi dhe frekuentuan restorantet më luksoze.
Mediat spanjolle kanë bërë llogaritë e këtij udhëtimi, duke arritur në përfundimin se sulmuesi i Juventusit ka shpenzuar rreth 20 mijë euro në 72 orë.
“El Espanol” ka bërë përllogaritjen e arratisjes tre ditore. Kështu çifti ka qëndruar në vilën Sherezade, prej 4200 metrash, e shtrirë në tre kate dhe me pamje direkt mbi det, për një kosto 7 mijë euro nata.
CR7 ka frekuentuar restorantin Lopud, me një kosto prej afro 360 euro, shkruan noa.al.
Ndërsa duke bërë edhe llogaritë me avionin privat, ku një orë kushton 1900 euro dhe lëvizjet në Dubrovnik, rrumbullakoset shifra e 20 mijë eurove.