Cristiano Ronaldo blen makinën më të shtrenjtë në botë

Ylli i futbollit botëror, Cristiano Ronaldo përtej fushave të gjelbra bën të flasë për veten edhe jashtë tyre. Sipas të përditshmes spanjolle “Marca”, portugezi, i cili njihet për pasionin që ka për makinat, ka porositur një Bugatti me vlerë 11 milionë euro. Modeli për të cilin bëhet fjalë është unik dhe quhet “Voiture Noire”.