“Colour Day Festival”: Rregullat e festivalit dhe detajet e nevojshme për ata që do të bëhen pjesë

Data 18 Maj po afron dhe të gjithë po presin Festivalin më të madh të ngjyrave. Në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë do të mbahet “Colour Day Festival” edicioni i dytë.Kurioziteti është i madh për gjithçka do shohim, dëgjojmë dhe argëtohemi në këtë event që mezi pritet të ndodhë një herë në vit.Me siguri jeni bërë gati dhe pasi e dini tashmë se disa nga këngëtarët dhe DJ-të më të mirë shqiptarë dhe të huaj do të performojnë në “Colour Day Festival” jeni gati që të mësoni disa detaje lidhur me mënyrën se si mund të bëheni pjesë e festivalit (nëse nuk e keni blerë biletën deri më tani) dhe çështje të tjera të organizimit dhe rregullave të festivalit.

Jemi këtu, për t’ju sqaruar lidhur me gjithçka në mënyrë që të jeni të përgatitur mirë për qejfin që ju pret në 18 maj.

BILETAT

~Bileta e rregullt~

Një pjesë e mirë e publikut që do të jetë prezent në “Colour Day Festival” i ka marrë tashmë biletat pasi jo vetëm që është mirë ta sigurosh këtë të fundit paraprakisht për të qenë tërësisht i/e qetë por edhe e merr me një çmim më të reduktuar. Nëse ju e merrni biletën tuaj përpara 18 majit (PRESALE) e përfitoni atë me 1000 lekë (të reja) ndërkohë nëse e merrni biletën tuaj ditën e eventit, do të duhet të paguani një çmim prej 1500 lekësh (të reja). Në të dyja këto raste, së bashku me biletën ju përtoni edhe një qese bojë (e cila rregullisht kushton 200 lekë, të parën e keni të përfshirë në biletë ndërsa qeset e tjera mund t’i siguroni në stendat përkatëse gjatë festivalit).

~Bileta VIP~

Për ata që duan t’i marrin një shije më të mirë festës, ju sugjerojmë të bëni tuajën biletën VIP. Kjo biletë është menduar si një formë pakete nga organizatorët e “Colour Day Festival” në mënyrë që ju të merrni maksimumin e shijes jo vetëm gjatë kohës që do të festoni (sepse do të qëndroni në një vend më të veçantë, dedikuar atyre që duan ta shijojnë nga më afër eksperiencën e këtij festivali) por edhe pasi ky I fundit të ketë mbaruar pasi do t’i bëni tuajat aksesorët që përfitohen në paketë. Më specifikisht, në një çmim prej 10,000 lekësh (të reja) ju përfitoni: Biletën, vendin e biletës në zonën VIP, 10 qese bojë, 20 xhetona për konsum në bar, 1 kapele dhe një t-shirt.
ORARI kur do të mbahet festivali

“Colour Day Festival” është i veçantë jo vetëm nga përmbajtja dhe lufta e ngjyrave por edhe nga shtrirja në kohë. Organizatorët kanë vendosur që në sheshin “Nënë Tereza” ky festival të mbahet nga ora 12:00 në mesditë deri në orën 12:00 në mesnatë. Sigurisht, këto 12 orë festival do të jenë të mbushura me performancat e artistëve dhe DJ-ve që tashmë janë lançuar (listën e tyre e gjeni këtu) si dhe me “luftën” e ngjyrave që do të ndodhë në publik përgjatë gjithë kohës.

Nëse dëshironi ta merrni si “sfidë” me miqtë tuaj më të mirë, sugjerojmë të qëndroni në festival në 12 orë maratonë: jo vetëm do të kapni të gjitha momentet e bukura të festivalit por do të tejkaloni kështu edhe një prej atyre “çmendurive” që duhet t’i bëni një herë në jetë.

GRUPMOSHAT e lejuara në “COLOUR DAY FESTIVAL”

Mosha e lejuar për t’u bërë pjesë e festës është 3 vjeç. Çdo person mbi 3 vjeç, duhet të pajiset me një biletë hyrëse. Ata fëmijë të cilët nuk qëndrojnë dot të vetëm sigurisht do të duhet të shoqërohen me prindërit e tyre. Festa është gjithëpërfshirëse dhe siç mund ta keni vënë re nëpërmjet Instagramit të “Colour Day Festival” ku janë bërë publikë të ftuarit për të performuar në këtë festival, ata i përkasin zhanreve të ndryshme muzikore çka do të bëjë që secili prej jush të gjejë veten në një diversitet muzikor.

Nëse dëshironi që biletat e “Colour Day Festival” t’i merrni online ose fizikisht, për informacione se çfarë procedure duhet të ndiqni, ne adresen Pentagrami.al.
Ndërkohë, pasi të bëni tuajat biletat, nisni përgatitjet për të qenë sa më në formë ditën e festivalit për t’i marrë shijen më të mirë duke luajtur me ngjyra, dëgjuar e kënduar këngët e preferuara tuajat, duke kërcyer deri në mesnatë dhe sigurisht duke fotografuar kujtime që mbeten përgjithmonë. “Colour Day Festival” – s’duhet humbur!