Coachella, Will Smith, babai “cool” në skenë me të birin

Will Smith tregoi se është një baba fantastik, kur u ngjit në skenë me të birin, gjatë performancës së tij në festivalin “Coachella”.
Reperi, aktori, mbreti i “Instagram”-it bëri një rikthim epik në skenë, kur u shfaq ndërsa këndonte i biri Jaden dhe performanca e tij tërboi të pranishmit.Ishte pikërisht djali që postoi në rrjetet sociale videon e interpretimit së bashku me të atin, ku Will repon një pjesë të këngës së tij.
“Është hera e parë e imja në “Coachella” dhe ishte fantastike”, – u tha Smith të pranishmëve gjatë performancës.