Çmimet “Bafta”, Joker i nominuar në 11 kategori

Dje janë shpallur nominimet për ceremoninë e 73 të ndarjes së çmimeve “Bafta” që do të mbahen në Londër më 2 shkurt.

Ceremonia që paraprin “Oscars” këtë vit do të mbahet në Royal Albert Hall dhe filmi më i nominuar është amerikan.

Bëhet fjalë për Joker që është nominuar plot 11 herë duke e bërë filmin më të vlerësuar të momentit si nga publiku ashtu edhe nga kritikët.

Pas tij me më shumë nominime renditen “The Irishman”, “Once Upon a Time in Hollywood” dhe “Parasite”. Ylli i “Joker”, Joaquin Phoenix është përballë Leonardo DiCaprio, Adam Driver, Taron Egerton dhe Jonathan Pryce për çmimin e aktorit më të mirë.

Gjasat që ai të fitojë janë të mëdha që pas “Golden Globes” ku Joaquin mori në shtëpi kupën për performancën më të mirë për rolin e antagonistit “Joker”.