Clooney : Amal ka diçka që nuk e kanë femrat e tjera

Beqari i përbetuar i Hollywood, George Clooney më në fund ra në dashuri me Amal dhe u martua me të.
Në deklaratën e tij prestigjozen britanike HELLO!, aktori rrëfeu dhe se cfarë e bëri atë të çmendet pas avokates të të drejtave të njeriut.
Nëse dikur 54-vjecari ishte një person shumë i rezervuar për jetën private, sot është një person tjetër, e për më tepër nëse bëhet fjalë që ai të flas për Amal, e bën me kënaqesinë më të madhe. Clooney thotë: ”Gjithcka që ka Amal më tërhoqi shumë. Por ajo që me të vërtetë më la pa fjalë ishte zgjuarsia e pabesueshme e saj. Në jetën time kam biseduar me persona të ndryshëm, dhe kurrë nuk kam bërë me dikë tjetër biseda kaq të zgjuara sa kam bërë me të. Bashkëshortja ime po ashtu është shumë e bukur dhe elegante, dhe mbi të gjitha është dikush me të cilin unë e di që dua të kaloj pjesën e mbetur të jetës sime.”
George Clooney dhe Amal Alamuddin u martuan më Shtator 2014, në një ceremoni martesore madhështore në Itali.
Por të dy janë njerëz shumë të angazhuar, dhe shpesh ndodh që të punojnë në vende të ndryshme të botes.
Edhe për këtë e kanë gjetur një zgjidhje! Clooney dhe Amal nuk qëndrojnë kurrë më shume se një javë pa u takuar!