Clarkson 9 muajshe shtatzënë, përloti me performancën në “American Idol”

Këngëtarja Kelly Clarkson është në ditët e fundit të shtatzënisë, por ajo pa problem ka kënduar në mënyrë fantastike këngën e saj “Piece by piece” në skenën e “American Idol”. Ajo ka përlotur të gjithë me performancën e saj te mrekullueshme e madje edhe veten dhe anëtarët e jurisë. Clarkson është zbuluar pikërisht në “American Idol”, ku edhe është shpallur fituese në edicionin e parë ndërsa ky është sezoni i fundit i programit.