Çiljeta u është nënshtruar dy ndërhyrjeve? Reagon këngëtarja

Shkrimet në mediat rozë se u është nënshtruar dy ndërhyrje, njërës në hundë dhe tjetrës në bark, ka bërë që të reagojë këngëtarja Çiljeta Xhilaga.Në profilin e saj në Instagram ajo ka hedhur poshtë çdo gjë, duke postuar një fotografi dhe shkrimin që përgënjeshtron.Megjithatë ajo thotë se kur t’i nënshtrohet ndërhyrjes për zvogëlimin e gjinjve do lajmërojë vetë.