Çiljeta i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale për zvogëlimin e gjoksit

Çiljeta ka treguar përmes një postimi të bërë në llogarinë e saj të Instagramit se ditën e sotme ajo do i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale. Edhe pse ka qënë një ndër personazhet e fashmëm që gjithmonë është “sulmuar” për gjoksin e saj të madh, këngëtarja ka vendosur përfundimisht t’i zvogëlojë ato. “Më uroni fat. Pas pak orësh nuk do të kem më një gjoks të madh. Ndihem me fat që operacioni im do të kryhet nga një prej doktorëve më të mirë në Itali dhe Europë”, shkruan në postimin e saj Çili.