Çifti Obama blejnë rezidencën luksoze në ishullin ‘Vreshti i Martës’

Ish- presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama dhe gruaja e tij, Michelle Obama, janë duke festuar mbylljen e marrëveshjes për një mega-pronë në ishullin e njohur ‘Vreshti i Martës’.

Të mërkurën, Obama mori çelësat për rezidencën e mrekullueshme e cila ndodhet afër plazhit dhe raportohet se e tëra është 29 hektarë pronë.

Sipas TMZ, ata ka kohë që e kanë shënjestëruar këtë pronë luksoze e cila më parë ishte e pronarit të Celtic Wyc Grousbeck.

Vila vlente 14,850,000 dollarë, por burimet brenda TMZ thonë se çifti i njohurr pagoi shumë më pak. Sipas të dhënave të pasurive të patundshme, ata e blenë për vetëm 11,75 milionë dollarë.

Kjo pronë ka gjithsej shtatë dhoma gjumi, pishina si dhe hapësira të tjera atraktive.

Barack dhe Michelle Obama u ‘dashuruan’ me të kur çaste të mrekullueshme në të gjatë verës, kur e kishin marrë me qira.