Çifti i njohur martohet në fshehtësi?!

Rosie Huntington-Whiteley është bërë shkak që të qarkullojnë thashetheme se ajo është martuar në mënyrë sekrete me partnerin e saj, Jason Statham.

Modelja 30-vjeçare ka surprizuar fansat pas një postimi të bërë në profilin e saj të Instagramit, ku shihet teksa mban dy unaza në gishtin e saj të martesës.

Fotografia shfaq Rosie teksa mban në dorë një gotë plastike ndërkohë që dikush po i rregullon flokët. Një unazë floriri shihet poshtë unazës së fejesës.

Fansat menjëherë kanë vënë re unazën e re në gishtin e saj, duke ngritur dyshimet se modelja ka kurorëzuar dashurinë e saj.

Deri tani ende nuk ka një konfirmim nga ana e dyshes për këto thashetheme që kanë nisur të qarkullojnë së fundmi.

?

A post shared by Rosie HW (@rosiehw) on