Eva Mendes dhe Ryan Gosling janë një nga çiftet më të dashur e megjithatë që shfaqen shumë rrallë bashkë.

Mendes rrallë e shoqëron Gosling në tapetin e kuq të premierave dhe mbrëmjeve të çmimeve, Gosling rrallë e shoqëron Mendes në aktivitetet e Neë York & Company.

“Njerëzit nuk e dinë që mua më pëlqen të qëndroj në shtëpi”, ka thënë Mendes për Shape në prill përse ajo nuk shkon në shumicën e eventeve publike me  Gosling. “Në vend që të dal në tapetin e kuq, më pëlqen më shumë të rri me vajzat tona.”

Një përjashtim ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës kur Gosling prezantoi Saturday Night Live.

Paparazzi-t fotografuan atë dhe Mendes, të qeshur dhe shumë të afërt në restorantin Tao të New York-ut, ku u mbajt after party i spektaklit SNL.