Ciara po bëhet nënë për herë të tretë

Ciara po pret fëmijën e saj të tretë dhe këtë e ka bërë të ditur vetëm disa minuta më parë.

34-vjeçarja ndau në Instagram një foto të sajën në natyrë, ku tregonte barkun tashmë tepër të rrumbullakosur.

“Numri 3”- shkruante Ciara krahas fotos ku ka marrë mijëra komente urimi për pritjen e ëmbël.

Ajo dhe partneri, Russell Wilson presin fëmijën e dytë, ndërsa fëmija i parë i këngëtares erdhi në jetë nga marrëdhënia e saj e mëparshme me reperin Future.