Chrissy Teigen surprizon publikisht John Legend

Mandatory Credit: Photo by David Fisher/REX/Shutterstock (9865491af) Chrissy Teigen and John Legend GQ Men of the Year Awards, Arrivals, Tate Modern, London, UK - 05 Sep 2018

Mbrëmjen e djeshme John Legend ishte i pranishëm në “The Ellen DeGeneres Show”, ku u surprizua edhe nga bashkëshortja e tij. John nisi duke folur për veten, për çmimin qe mori nga ‘People’ si mashkulli më seksi i vitit. “Unë jam akoma, besojeni ose jo, mashkulli më seksi. Jam unë apo u bëra më seksi gjatë pushimit? Nuk e di. Gjithsesi dua të falenderoj audiencën që ka kënduar “All of me”. E shkruajta atë këngë për bashkëshorten time, Chrissy, dhe ajo ishte edhe në videoklipin e këngës”, ka thënë John. Gjatë kohës që ai po fliste për këngën dhe ripërpunimin që i kishte bërë me Ellen DeGeneres, Chrissy doli nga tavolina ku ishte fshehur dhe e trembi. “Kjo ishte gjëja më e vështirë që kam bërë ndonjëherë. Nuk doja ta bëja këtë gjë të betohem, më fal. A duhet ta bëjmë prapë?”, ka thënë Chrissy pasi trembi bashkëshortin e saj. Pas një bisede të mbushur me humor, në fund ata të dy shkëmbyen edhe një puthje në buzë me njëri-tjetrin