Chrissy Teigen, “Kam pritur gjithë jetën për këtë ditë”

Modelja dhe moderatorja Chrissy Teigen u bekua rreth 5 muaj më parë me ardhjen ne jetë të vajzës së saj Luna.

Chrissy gjithmonë ka shfaqur dëshirën të fotografohej me fëmijen e saj në një ambient kuzhine duke gatuar dhe kjo dëshirë më në fund ju realizua. bashkëshortja e John Legend është e apasionuar pas gatimit dhe këtë gjë e ka treguar nëpërmjet publikimit të librit të saj të kuzhinës që quajtur “Cravings”.

Bukuroshja ka postuar në rrjetet e saj sociale një foto të saj dhe të vajzës ku vogëlushja shfaqet e veshur si shefe kuzhine. Në këtë foto Chrissy duket më e lumtur se kurrë ndërsa vogëlushja Luna është thjeshtë e adhurueshme.

Në një intervistë të dhënë pak kohë më parë Chrissy ka bërë publike këtë dëshirë të saj ndërkohë që shton se dhurata më e bukur që ka marrë ndonjëherë është një rrotë djathi parmexhan e cila kushtonte rreth 1000 dollarë. Kjo dhuratë ju bë nga bashkëshorti i saj dhe që atëherë Chrissy e ka dashuruar John akoma më shumë.