Chris Rock: Hollivudi është racist

Chris Rock, prezantuesi me ngjyrë i edicionit të 88 të çmimeve Oscar, akuzoi Hollivudin për racizëm në monologun hapës të mbrëmjes së ndarjes së çmimeve ditën e dielë.“A është Hollivudi racist? Është që ç’ke me të!”, tha komediani i famshëm, i cili iu referua faktit se çdo aktor i nominuar për çmim ishte i bardhë, për të dytin vit radhazi.