Chris Martin paditet nga një fotograf pas përplasjes me makinë

Kush do ta mendonte që Chris Martin do të ishte një njeri problematik, aq sa edhe të paditej nga një fotograf. Në padinë e ngritur ndaj vokalistit të “Coldplay”, thuhet se ai qëllimisht e ka goditur fotografin me makinën e tij dhe ky rast duket i përsëritur ndaj mediave rozë. Sipas dokumentave ligjore të publikuara nga “TMZ”, Terry pretendon se Chris e ka kthyer me qëllim makinën e tij, duke hipur në trotuar dhe goditur fotografin. Ai ka shtuar se Chris nuk ka ndaluar për të parë nëse ai ishte lënduar apo jo, por është larguar menjëherë.