Chris Evans mund të ketë konfirmuar rikthimin si Captain America

Pas deklarimeve të vëllezërve Russo rreth një rikthimi të mundshëm të Captain America në Marvel Cinematic Universe pas ngjarjeve dramatike në “Avengers: Endgame”, tani edhe aktori Chris Evans komentoi situatën.“E dini, unë nuk jam i sigurt se mund t’i jap ato përgjigje. Unë e kuptoj se ka shumë gjëra që mund të vini në diskutim me vazhdimësinë e përkohshme, por nëse ka një gjë që kam mësuar në punën me Marvel Studios, është se ata nuk i lënë gjërat varur. Ata thjesht nuk e bëjnë“, deklaroi Evans.