Chris Brown nuk lejohet në Australi, shkak, dhuna ndaj Rihannës

Këngëtari amerikan Chris Brown është ndaluar të hyjë në Australi për shkak të dhunës që ushtroi ndaj ish të dashurës së tij Rihanna 6 vite më parë. Zyrtarët kanë informuar se 26-vjeçarit i është refuzuar aplikimi që kishte bërë për vizë. Ylli i muzikës dance pop dhe rap pritej të mbante një koncert në muajin dhjetor por sipas tij biletat do fillonin të shiteshin ne treg. Megjithatë ministri i emigracionit Chris Dutton u shpreh se i kanë lënë kohë këngëtarit 28 ditë kohë të prezantojë një material për të shpjeguar arsyet pse duhet të marrë nga vizë nga Australia.