Chris Brown jep 250 mijë dollarë dhe lirohet nga burgu

Këngëtari Chris Brown lirohet me kusht nga paraburgimi pasi pagoi 250 mijë dollarë.Lajmin e bëri të ditur avokati i Brown, Mark Geragos, i cili tha se klienti i tij u lirua, duke shtuar se akuzat ishin “të dukshme false”.Këngëtari amerikan u arrestua të martën (30 gusht) si i dyshuar për një sulm me armë ndaj një gruaje e cila e denoncoi atë në polici për kërcënim.Policia e Los Angeles rrethoi shtëpinë e këngëtarit të famshëm Chris Brown të marten në mëngjes, në përgjigje të një telefonate nga një grua e cila kërkonte ndihmë. Sipas raportimeve të medias, gruaja pretendonte se ylli i muzikës kishte drejtuar një armë kundër saj.Telefonuesja është identifikuar si Baylee Curran, një modele e njohur për festat e saja me të tjerë yje të Hollywood-it.Brown, 27 vjeç, i mohoi këto akuza teksa shkroi në disa postime në Instagram se ishte zgjuar duke gjetur policinë jashtë shtëpisë së tij.Ai u arrestua vetëm disa çaste para orës 13:00 me orën lokale të martën 30 gusht, pasi policia siguroi një urdhër kërkimi për shtëpinë e tij. Këngëtari u mor në pyetje nga Divizioni i Vrasjeve dhe Grabitjeve të Los Angeles, para se të shoqërohej në Qendrën e Paraburgimit. Por Brown arriti të lirohej disa orë pas arrestimit, pasi pagoi shumën prej 250.000 dollarë për lirimin me kushtAvokati i tij, Mark Geragos, lajmëroi përmes Twitter-it se këngëtari ishte lënë i lirë dhe akuzat ndaj tij ishin tërësisht të pavërteta.Kjo nuk është hera e parë që Brown përfshihet në incidente të dhunshme e pëballet me policinë. Në 2009, ai dhunoi të dashurën e tij të atëhershme, këngëtaren Rihanna dhe në 2015, ai përfundoi lirimin me kusht, shërbimin komunitar dhe klasat këshilluese mbi dhunën në familje.