Chris Brown dhuron 1$ për çdo kopje të shitur të albumit

Chris Brown do të bëjë bamirësi me paratë që do të fitojë nga çdo kopje e shitur e albumit të tij. 26-vjeçari do të dhurojnë 1 dollar për çdo kopje të albumit “Royalty” për fëmijët në vështirësi. Këngëtari këtë gjë e ka bërë të ditur në profilin e tij në Instagram nëpërmjet një video ku thotë: “Krishtlindjet duhet të festohen edhe nga fëmijët në vështirësi, prandaj për çdo kopje të albumit tim, 1 dollar do të shkojë për ta”.