Charlize Theron: E kisha fiksim Tom Hanks

Për Charlize Theron është koha e rrëfimeve intime. Për shembull, dikush kishte dijeni për fiksimin e saj për aktorin Tom Hanks? Ajo që e zbuloi është vetë Theron gjatë një interviste për “Entertainment Tonight”.

“Më kishte rënë në kokë për Tom Hanks! Si një vajzë e re, unë isha e fiksuar me të. Kur pashë për herë të parë filmin ‘Splash’, doja të isha në vend të Daryl Hannah”, deklaroi aktorja e famshme.