Çështja “Frroku”, avokati i deputetit: Gjykata ka tejkaluar afatin

Avokati i deputetit Mark Frroku i bën apel Gjykatës së Lartë që të ndërpresë pushimet dhe të shqyrtojë kërkesën për lirimin e klientit të tij. Saimir Visha tha se ka kaluar afati për shqyrtimin e kësaj kërkese dhe sipas tij, Frroku duhet të lirohet. “Ka kaluar afati, çka e shuan masën e sigurisë. Kur nuk respektohet afati për një deputet mendoni se ç’bëhet për një qytetar të thjeshtë”, ka deklaruar Visha. Mbrojtja ka vendosur garanci 10 mijë euro për lirimin, ndërsa kërkon që Gjykata e Lartë të japë gjithashtu pëlqimin që Frroku të ndjekë procesin në Belgjikë.