Censurohet spoti publicitar i Bar Rafaelit

Spoti me kostum banjoje “Hoodies”, që sheh si protagoniste modelen izraelite Bar Rafaeli, është censuruar nga “Second Broadcasting Authority for Television and Radio”, autoriteti i kontrollit të televizionit izraelit. Reklama me bikini, shkruan gazeta “Times of Israel”, që shfaq disa pjesë të trupit të modeles së njohur, është shumë ‘hot’ për t’u shfaqur në Tv. Në veçanti, autoritetet kanë censuruar skenat në të cilat shfaqet modelja, sipas tyre “plotësisht nudo”, duke mos qenë e përshtatshme për një publik më të gjerë. Pasi kanë hequr kwto skenat, ka bërë të ditur ‘Authority’, spoti mund të shfaqet pas orës 22:00 të mbrëmjes për të shmangur “tronditjen e fëmijëve”. Nuk është hera e parë që një reklamë e Rafaelit, shtatzënë 3-muajshe në momentin e videos, pëson një censurë në atdhe.

Përgatiti: /E.C/